
Ishi i Ben i është bashkuar të gjithë njerëzve në rrjete sociale, që shprehën admirimin për ribashkimin e Jennifer Lopez dhe Affleck në tapetin e kuq.
Dyshja u shfaqën bashkë në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia dhe fotot e tyre bënë xhiron e rrjetit.
Stilisti i J.Lo, Mariel Haenn, ndau në Instagram një foto të këngëtares duke u parë sy më sy me partnerin e saj.
“Okay, kjo është shumë e ëmbël”, komentoi Gwyneth Paltrow përkrah fotos.
Paltrow ka qenë në një lidhje ne Ben Affleck gjatë vitit 1997 deri në vitin 2000. Pas ndarjes ata të dy ruajtën raportet dhe sot e kësaj dite Gwyneth dhe Ben janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Linku: https://pagesix.com/2021/09/12/gwyneth-paltrow-comments-on-ben-affleck-and-jennifer-lopezs-relationship/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CTp6qPMhnr2/