
0
0
Soni Malaj është një nga zërat më me potencial të estradës sonë. Këngëtarja pak më parë ka festuar 40 vjetorin e lindjes me një super atmosferë.
Urimet dhe surprizat kanë filluar që në orët e para të mesnatës duke ia bërë akoma më të bukur këtë ditë të veçantë.
Ditëlindjen ajo e ka kaluar mes miqsh, kolegësh dhe familjarësh.
Gjatë argëtimit nuk kanë munguar dhe disa foto të saj me të bijën të cilën e ka mbajtur mjaft të rezervuar nga rrjetet sociale.
Soni së bashku me të bijën Ana kanë vendosur të ngrenë peshë skenën me performancën e tyre.
Linku: https://www.instagram.com/stories/soni_malaj/2691434924528197384/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/soni_malaj/