
0
0
Sabri Fejzullahu ose siç thërritet nga pjesa më e madhe e të rinjve axha Sabri është një nga zërat më drithërues të skenave shqiptare.
Prej një jete që e shikojmë në skenë dhe sukseset e tij tashmë janë të panumërta.
Repertori i këngëtarit është një pasuri e veçantë për muzikën në mbarë vendin dhe së fundmi i është shtuar dhe një projekt i ri.
Pak më parë Sabri Fejzullahu lançoi projektin e rradhës që titullohet ‘Djali nga Prishtina’.
Si çdo projekt tjetër i tij nuk ka vend për shumë fjalë pasi suksesin e ka të garantuar dhe sapo ta dëgjoni me siguri nuk do t’iu dalë më nga mendja.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=oiR2lPQpeiM
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sabrifejzullahu_official