
0
0
Sinan Vllasaliu dhe Sabri Fejzullahu janë ndër emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare që kanë rrëmbyer zemrat e të gjithë gjeneratave me projektet e tyre.
Dyshja numërojnë pafund momente suksesi në rrugëtimin e tyre të gjatë në botën e muzikës.
Së fundmi ata kanë vendosur që të vijnë me një super bashkëpunim në pragun e festave të fundvitit.
Kënga më e re e tyre ‘Dy Shokë sapo është lançuar.
Në këtë projekt këngëtarët kanë vendosur ti këndojnë miqësisë së bukur dhe reale që sot sa vjen e shikohet më rrallë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=wH7eHacSHC0
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=wH7eHacSHC0