Jetonte në magazinë, ja si ndryshoi jeta Georgina Rodriguez pas njohjes me Cristiano Ronaldon
Georgina Rodriguez sot është një nga modelet dhe emrat më të njohur të botës së showbizit.
Fillimet për të nuk kanë qenë asçpak të lehta si për shumë personazhe të tjerë.
Modelja tregoi së fundmi se përpara se të njihej me Cristianon jetonte në një magazinë.
‘Ardhja ime në Madrid ishte e tmerrshme. Po shikoja shumë apartamente të lira, të cilat kushtonin rreth 250 £ në muaj dhe përfunduan në një banesë që kishte qenë një magazinë. Ishte shumë ftohtë në dimër dhe nxehtë në verë’, tregoi modelja.
Kujtojmë se taimin e parë me Cristianon ajo e pati kur punonte si shitëse në kompaninë e Guccit. Që nga ajo periudhë jeta për të ka marrë ngjyra të tjera.
Linku: https://www.instagram.com/georginarodriguezz/
Burmi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIvwgT4giK1/