
0
0
I ftohti që ka përfshirë vendin do të vijojë edhe gjatë kësaj jave.
Të hënën temperaturat do të vazhdojnë të bien, ndërsa e marta do të jetë dita më e ftohtë e vitit.
Termometri do të shënojë minus 17 gradë në zonat verilindore e juglindore, ndërsa në Tiranë temperaturat do të shkojnë deri në minus 5 gradë.
Sipas Meteoalb, gjatë të hënës në verilindje nuk do të mungojnë në formë të izoluar reshjet e dëborës.
Të premten do të vijnë masa më të ngrohta, duke sjellë kështu shtim vranësirash, të cilat në jug do të pasohen me reshje të dobëta shiu.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos: pexele.com