Agron Llakaj së fundmi ka qenë i ftuar tek ‘Shqipëria Live’.
Artisti ka treguar se si e ka parë rrugëtimin e Donaldit në Big Brother Vip.
‘Nuk e kam ndjekur shumë thellë, por kam parë videot e shkurta, ka pasur dhe momente që i kemi sjellë në ‘Al Pazzar’. Unë futem te burrat që nuk kanë turp nga loti, por loti nuk del kot. Ai është i ndjeshëm, nuk kthehet asnjëherë pas kur nis një aksion.
Distancohem nga pjesë e marrëdhënieve që ka krijuar, nuk jam askush për ta gjykuar. Kudo më flasin për Donaldin. Më ka ardhur mirë për atë që ka treguar Donaldin aty. E ka treguar veten ashti siç është.
I vetmi moment që i kam tërhequr vëmendjen ka qenë debati banal me Einxhelin. Doja ta mbyllja televizorin kur e pashë atë pjesë. Po të mundesha, do t’i kisha dhënë një të ulëritur të fortë. Nuk duhet të flitej me një vajzë ashtu, edhe pse u provokua’- u shpreh Agron Llakaj.
Linku: https://www.youtube.com/results?search_query=shqipria+live
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/agronllakajofficial/