
Në familjen e Albanit dhe Bietës ka pasur vend për festë.
Kroi feton 5 vjetorin e lindjes dhe familja i ka organizuar një surprizë të këndshme. Ata kanë shkuar tek kopshti i Kroit me tortë duke e emocionuar pafund të voglin e tyre.
‘Është kjo dita dhe fotografia që e ndryshoi përgjithmonë portretin familjar e që nga ai moment, vitet fluturuan.
Më kujtohen shumë mirë ditët kur, ndersa shetisja Kroin me karrocë e shihja femijët e tjerë pak më të rritur te këndi i lojërave dhe ëndrroja momentet kur edhe i vogli im të ishte i pavarur në lëvizjet e tij… pa më pyet sot do të doja ta ngadalësoja disi hapin e kohës, por e di që është e pamundur. Ai po rritet. Sot 5 vjeç e unë s’mund të jem më e gëzuar se kaq: çdo moment pranë tij teksa rritet dhe me zemrën plot, e uroi mami Bieta.
Linku: https://www.instagram.com/p/CdgVpRWNut5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdgVpRWNut5/