
Valdrin Sahiti është padiskutim një nga stilistët më të suksesshëm brenda dhe jashtë vendit.
Së fundmi ai ka pushtuar mediat në një formë ndryshe. Disa ditë më parë u njoftua se Valdrin Sahiti është i pajisur me pasaportë diplomatike.
Thuhej se këtë dokument ia kishte lëshuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën stilisti ka një marrëdhënie të afërt.
Këto pretendime u hodhën poshtë nga këshilltari për media i Osmanit, i cili deklaroi se presidentja nuk ka një kompetencë të tillë.
Avokati Durim Berisha i ka shkuar më thellë kësaj çështje. Më anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ai ka treguar se ka paraqitur një kërkesë pranë zyrës së Kryeprokurorit të Kosovës, për të hetuar nga e ka marrë stilisti këtë pasaportë.
Vetë Valdrini ka preferuar të mos prononcohet fare mbi këto lajme.
Linku: https://www.facebook.com/berisha.cons.7/posts/730602421517154
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/valdrinsahitiii/