
Notarja amerikane, Anita Alvarez pësoi një situatë të pakëndshme gjatë provave pregatitore të Kampionatin Botëror të Notit në Budapest.
25-vjeçarja humbi ndjenjat dhe ra në pishinë pasi përfundoi rutinën e saj stërvitore para fillimit të kampionatit.
Trajneri i Alvarez, Andrea Fuentes reagoi shpejt duke u zhytur nën ujë për të shpëtuar kolegen.
Ai u shpreh për mediat se:
“Kaluam një frikë të madhe, isha i frikësuar sepse e pashë që nuk merrte frymë, por tani shëndeti i saj është mirë”.
Pas incidentit sportistja u shpreh për mediat se : “Ato pak sekonda nën ujë u ndien si një përjetësi. Thashë se gjërat nuk ishin në rregull, u bërtita rojeve të pishinës të futeshin në ujë, por ata nuk më dëgjuan”.
Linku: https://www.euronews.com/2022/06/23/anita-alvarez-coach-rescues-swimmer-who-fainted-in-pool-at-world-aquatics-championships-in
Burimi i fotos: pexls.com