Home ShowBiz E ndjera Hueyda El Saied dekorohet me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ pas vdekjes
E ndjera Hueyda El Saied dekorohet me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ pas vdekjes
0

E ndjera Hueyda El Saied dekorohet me titullin ‘Mjeshtër i Madh’ pas vdekjes

0
0

Hueyda El Saied është një nga artistet më të mëdha në vendin tonë.

Ndarja e parakohshme nga kjo jetë e artistes solli shumë trishtim tek familjarët dhe të gjithë të afërmit.

Presidenti Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” artisten Hueyda El Saied (pas vdekjes)‼️
Ai ia dorëzoi titullin djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry.

‘Mes shumë emocioneve, vlerësova sot në praninë e dhjetëra artistëve, intelektualëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, një personalitet shumë të dashur për shqiptarët, një simbol të mirësisë dhe suksesit, që na mungon të gjithëve, artisten, juristen dhe aktivisten e shquar të të drejtave të njeriut, të paharruarën Hueyda El Saied.
Hueyda u largua shumë shpejt nga jeta, kur kishte ende shumë për të dhënë. Megjithatë ajo përmbushi me dinamizëm ciklin e një jete të tërë, plot arritje dhe shkëlqim.
Kontributi shumë i pasur në art dhe përkushtimi i saj i vazhdueshëm human e për të drejtat e njeriut, dëshmojnë në thelb dëshirën dhe dashurinë e saj për jetën dhe për ta jetuar atë.
Me mirënjohje të veçantë për përkushtimin e saj social e human, si gazetare dhe juriste, duke pasuruar karrierën e saj profesionale dhe angazhimin në shoqëri, si dhe duke dëshmuar vlerat më të mira njerëzore, i akordova Titullin “Mjeshtër i Madh”, duke ja dorëzuar djalit të saj të vogël Gabriel dhe bashkëshortit Thierry.
Gjithmonë do ta respektojmë kujtimin dhe trashëgiminë artistike të Hueyda El Saied, një model i përhershëm frymëzimi dhe referimi për të rinjtë!

Hueyda El Saied u nda nga jeta për shkak të kancerit. Pavarësisht natyrës energjike artistja nuk ia doli.

Linku: https://www.instagram.com/p/CfL6XnoKu7w/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/hueyda_artwork/

tags: