Home ShowBiz Shakira është sërish shtatzënë? Një video e re po zjen rrjetin
Shakira është sërish shtatzënë? Një video e re po zjen rrjetin
0

Shakira është sërish shtatzënë? Një video e re po zjen rrjetin

0
0

Këngëtarja shfaqet duke kërcyer në një video, por paraqitja e barkut të saj ka ngjallur shumë komente nga ndjekësit.

Kohët e fundit Shakira po përballet me shumë ndryshime të mëdha në jetën e saj.  Në mes të një divorci të shumëpërfolur, këngëtarja kolumbiane tashmë përballet me thashetheme shumë të forta për një shtatzëninë të mundshme.

Videoja më e fundit e saj ka ndezur rrjetin ku po qarkullojnë vrullshëm shumë thashetheme dhe dyshime. Në klip, Shakira shihet duke kërcyer për një program televiziv NBC.

Përdoruesit kanë vërshuar në mediat sociale me komente ku theksohet se barku i Shakirës duket të jetë më i rëndë se herët e tjera ndërsa kërcen.

Shakira nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me shtatzëninë e mundshme që po haludohet, e cila pa dyshim do të sillte një kapitull të ri të papritur në jetën e saj për muajt në vazhdim me ardhjen në jetë të fëmijës së saj të tretë.

 

Link: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2022/06/23/62b39551ca47417f158b4615.html

https://www.instagram.com/reel/CfCHbkAFbSx/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CWv5ggZs8hw/?utm_source=ig_web_copy_link