Çifti i krijuar përgjatë BBV dhe i shumëpërfolur kohët e fundit, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë duke kaluar pushimet e tyre së bashku në Turqi. Nuk kanë munguar fotot dhe videot prej tyre ku ata shihen të lumtur teksa shijojnë pushimet në Belek të Turqisë. Mirëpo Einxheli ka raportuar përmes një foto në instastory se i ka ndodhur e papritura. Në foto shihet një termometër i cili shënon rreth 37 Gradë. Ajo ka bashkangjitur një shkrim, i cili nënkupton se ‘fajtori’ i temperaturës është syri i keq, i cili e ka kapur atë pas postimeve të shumta të saj.
“Aaa po vazhduam kështu s’do postoj më”është shprehur ajo e shoqëruar shkrimin me simbolin që largon “syrin e keq”.
Link: https://www.instagram.com/stories/einxhel_shkira/2869839709298517855/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfMvCtYjYWS/?utm_source=ig_web_copy_link