Home ShowBiz E pyeti kush ia ka ‘vjedhur’ zemrën, përgjigjia e Cubit shokon Aulonën
E pyeti kush ia ka ‘vjedhur’ zemrën, përgjigjia e Cubit shokon Aulonën
0

E pyeti kush ia ka ‘vjedhur’ zemrën, përgjigjia e Cubit shokon Aulonën

0
0

Aktorja Esmeralda Metkaj ose siç e njohim të gjithë si Cubi e njohur për karakterin e saj energjik dhe batutat e këndshme, është rikthyer në ekran në programin e humorit “Klanifornia”.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën” ku mes të tjerash është ngacmuar nga moderatorja edhe për jetën e saj personale.

Aktorja fillimisht refuzoi të jepte detaje, por deklaroi vetëm se është e dashuruar.

“Unë preferoj të mos flas për jetën time personale, nuk kam folur kurrë. Di vetëm të them që jam e dashuruar dhe kaq,”-është shprehur ajo.

Por më vonë, përgjatë emisionit Aulona ka insistuar për të mësuar diçka në lidhje me personin që i ka rrëmbyer zemrën aktores,

“Unë e di që nuk do të flasësh për marrëdhënien, por do të flasim në përgjithësi, pa e ditur kush është ai,”-është shprehur Aulona.

Në atë moment ka ndërhyrë Esmeralda, përgjigjja e së cilës ka shtangur moderatoren.

“Mund të jetë dhe ajo. Jetojmë në botën e lirë,”– thotë aktorja duke qeshur.

Nuk dihet nëse është e vërtetë apo thjesht një strategji e zgjuar e përdorur nga aktorja për t’iu larguar pyetjes.

Link: https://youtu.be/7K3cJOSz02k

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce_p-BAKamq/?utm_source=ig_web_copy_link

tags: