
Meghan Markle më në fund ka reaguar në lidhje me vendimin e ndalimit të abortit në SHBA.
Në një intervistë të përbashkët për Vogue, Dukesha e Sussex-it dhe ikona feministe amerikane Gloria Steinem ndanë mendimet e tyre mbi vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA për ndalimin e abortit.
Markle i tha gazetares Jessica Yellin se burrat duhet të mbështesin më shumë femrat duke e ngritur fort zërin e tyre, sepse këto janë vendime që ndikojnë në marrëdhëniet, familjet dhe komunitetet në përgjithësi.
“Vendimi i abortit mund të prekë fillimisht gratë, por pasojat ndikojnë tek të gjithë ne,” vazhdoi ajo.
“Unë dhe bashkëshorti im kemi biseduar shumë mbi këtë temë ditët e fundit.”Ai është gjithashtu një feminist“,përfundoi dukesha.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0x-eKJIAkZ/?utm_source=ig_web_copy_link