Home ShowBiz Telashet për Amber Heard nuk kanë të mbaruar, aktorja sërish nën hetim
Telashet për Amber Heard nuk kanë të mbaruar, aktorja sërish nën hetim
0

Telashet për Amber Heard nuk kanë të mbaruar, aktorja sërish nën hetim

0
0

Aktorja, Amber Heard, e shumëpërfolur kohët e fundit për shkak të gjyqit me ish-bashkëshortin e saj Johnny Depp do të jetë sërish nën hetim.

Është raportuar se ajo do të përballet me akuza për falsifikim dokumentash në Australi.

Zëdhënësi i Departamentin të Bujqësisë, Ujit dhe Mjedisit, konfirmoi se do të zhvillohen disa hetime mbi aktoren për shkak të importimin e paligjshëm të dy qenve të saj në Australi, në vitin 2015.

Ai theksoi se çështja ka ndodhur vazhdimisht nga ana e saj, gjë që përbën një problem serioz.

“Heard dhe Depp ishin ende të martuar në maj 2015 kur ajo solli dy qentë e tyre, Pistol dhe Boo, në vend pa i deklaruar, pavarësisht se vendi kishte një politikë  të rreptë. Në korrik të po atij viti, aktorja u akuzua zyrtarisht për dy akuza për import të paligjshëm të kafshëve, por pasi u deklarua fajtor për falsifikimin e dokumenteve të udhëtimit në gjykatë, çështja u mbyll”.

Pavarësisht se çështja u shpall e mbyllur, tani po kërkohen të merren deklarata të dëshmitarëve dhe pastaj do të shqyrtohet nëse provat janë të mjaftueshme për të garantuar ndjekjen e çështjes.

Link: https://www.screengeek.net/2022/07/01/amber-heard-crime-investigation/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CW_jbEHIYBy/?utm_source=ig_web_copy_link

tags: