
Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani ka shprehur pakënaqësit e saj ditën e djeshme për çmimet e pushimeve në jug.
Moderatorja e emisionit “Goca dhe Gra” ka diskutuar dje rreth shpenizmeve që duhen për të pushuar, dhe sa të sigurta janë ato.
Ajo u shpreh se nuk do ti frekuntojë vendet në të cilat ka pushuar në Jug vitet e klauara për shkak se çmimet janë tre-fishuar.
“Ja unë për shembull tek vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre- fish çmimet” tha Armina.
Një tjetër problem që i është dukur shqetësues blogeres është edhe mungesa e privatësisë.
Duke qënë se është një personazh i njohur publik, Arminës i duket shqetësuese siguria dhe privatësia gjatë pushimeve, “të përfundosh në gazetë ndërkohë që je me pushime nuk është aspak e këndshme” u shpreh ajo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=iYBX3o8-jI4
Burimi fotos: https://www.instagram.com/p/CfgnVxHtJhh/