Home ShowBiz Një martesë e dytë për Eneda Tarifën? Këngëtarja jep përgjigjen e prerë
Një martesë e dytë për Eneda Tarifën? Këngëtarja jep përgjigjen e prerë
0

Një martesë e dytë për Eneda Tarifën? Këngëtarja jep përgjigjen e prerë

0
0

Eneda Tarifa, një prej këngëtareve më të dashura për publikun ishte e ftuar në “ABC e pasdites” ku rrëfeu detaje mbi jetën e saj personale.

Para disa muajsh ajo festoi 40-vjetorin dhe u shpreh se kjo periudhë e jetës është një etapë rilindjeje për të.

“Ndodhi një reflektim i madh me veten time patjetër dhe refleksionet ishin të tipit; që ta shijoj pak më shumë atë që bëj, pak më pak vrull se çdo gjë bëhet. Pak më shumë vlerësim për veten. Kam humbur kohë me ata që s’duhej”, ka thënë ajo.

E pyetur nga moderatori nëse do të ketë një martesë të dytë për Enedën ajo jep një përgjigje të prerë.

“Mendoj që të flasësh për martesa, fejesa, bashkëjetesa është e kaluar për mua. Po të jap një përgjigje shumë konçize; do ta marr jetën si të më vijë. Po erdhi le të vijë. Bujrum, derë e hapur”, ka pohuar këngëtarja.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcYKYcaMIea/?utm_source=ig_web_copy_link

Linku: https://youtu.be/npJnOv70giY