
Meghan Markle ishte e emocionuar se do të ishte protagonistja e kopertinës së revistës “Vanity Fair”, por më pas u zhgënjye pasi revista ishte fokusuar në marrëdhënine e saj me Harry-in, dhe me familjen mbretërore.
Ajo kishte folur shumë rreth aktrimit dhe veprave të saj filantropike, por kjo nuk i kishte interesuar revistës.
Në “Revenge: Meghan, Harry and the war between the Windsors”, gazetari britanik Tom Bower shkroi se Meghan ishte e surprizuar kur revista pranoi të bënte një artikull duke e vendosur si protagonist të kopertinës, në shtator 2017.
Por gjërat ndryshuan kur revista përdori titullin “Ajo është thjesht e egër për Harry-n” duke u fokusuar në marrëdhënien e saj intime me Harry-in.
Sipas burimeve pran Buckingham Palace Megan u shpreh e zhgënjyer nga kompania publicitare, pasi priste që kjo intervistë ta njihte me publikun e gjerë për karrierën e saj dhe jo jetën e saj private.
Linku: https://stylecaster.com/meghan-markle-vanity-fair/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bpdo04QF5X4/