0
0
Maria Sharapova është bërë zyrtarisht nënë.
Ylli i tenisit postoi në Instagram se solli në jetë djalin e saj të parë me biznesmenin britanik Alexander Gilkes.
“Theodore VII•I•MMXXII”, ka shkruar atletja bashkangjitur me një pozë të lumtur familjare, duke zbuluar se djali i saj, Theodori, ka lindur më 1 korrik 2022.
“Dhurata më e bukur, sfiduese dhe shpërblyese që mund të kërkonte familja jonë e vogël”, shtoi Sharapova.
Tifozët dhe kolegët e pesë herë kampionit të Grand Slam u mblodhën në seksionin e komenteve për të ndarë urimet e tyre.
Linku: https://pagesix.com/2022/07/15/maria-sharapova-gives-birth/
https://www.instagram.com/p/CgCk1YzrbCO/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1Hh130pEme/