Home Lifestyle Rënie temperaturash? Moti bën kthesën e papritur
Rënie temperaturash? Moti bën kthesën e papritur
0

Rënie temperaturash? Moti bën kthesën e papritur

0
0

Moti ditën e sotme do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut por temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë.

Temperaturat do të varjojnë nga 15 deri në 36 gradë, duke shënuar një rënie të lehtë në një pjesë të territorit.

Moti parashikohet i kthjellët dhe në mesditë deri në orët e pasdites vonë do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave era do të fryjë me shpejtësi relativisht intensive deri në 8-12m/s, shoqëruar nga valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Linku: Meteoalb

Burimi i fotos: pexels.com