Zgjedhje të rëndësishme në dashuri për të lindurit e këtyre shenjave, horoskopi 19 korrik 2022
Dashi
Sot do të jetë një ditë intesive e cila do të sjell ndodhi shumë interesante. Në këtë moment marrëdhëniet ndërpersonale janë në konfuzion, koka juaj është mbi re dhe ndonjëherë ju reagoni me shumë kokëfortësi. Kujdes në aspekin sentimental.
Demi
Është e rëndësishme të gjesh zgjidhje për të arritur atje ku doni, ka të ngjarë që po kërkoni horizonte të reja, por duhet t’i përcaktoni gjërat më mirë. Afërdita është në pozicionin tuaj dhe do t’iu udhëheq për zgjedhje të rëndësishme në dashuri, në këto ditë duhet të gjeni pak qetësi.
Binjakët
Ndryshimi i Hënës në pozicionin tuaj përfaqëson një lloj shtytje për të bërë më shumë. Kjo është një javë që nxit dashurinë dhe tashmë në pjesën e parë të korrikut mund të lind një ndjenjë e rëndësishme sepse do të keni aftësinë për të shprehur më së miri atë që ndjeni.
Gaforrja
Jeni ende pak i menduar. Ata që ju njohin dhe ju duan duhet të kuptojnë kohën tuaj, pa pasur nevojë të shpjegoni asgjë. Në këtë periudhë nuk jeni shumë të qetë dhe gjithashtu nga pikëpamja e punës ka të ngjarë që të ketë pasur disa ndryshime, qoftë edhe sfida të reja.
Luani
Hëna gjendet në një pozicion të shkëlqyer dhe do të udhëheqvullnetin dhe vendosmërinë tuaj drejt marrjes së vendimeve. Në këtë periudhë mund të ndiheni pak të shqetësuar por nga fundi i javës gjërat do të ecin më mirë.
Virgjëresha
Afërdita është kthyer në favor dhe gjithashtu mund të shtyjë marrëdhënie të reja, ata që janë shumë të kujdesshëm dhe kanë frikë të guxojnë në këtë periudhë e kanë gabim, muaji gusht është shumë i rëndësishëm edhe për histori të reja, është një qiell i rëndësishëm për ata që duan të rikuperojnë forcën fizike pas një qershori të rëndë.
Peshorja
Do të përballeni me një situatë të pakëndshme në këtë periudhë, është e kotë ta fshehësh edhe nëse po punon shumë për të marrë vendimin e duhur, ju mungon forcë. Në dashuri do të do të ketë diskutime dhe është normale që mund të ketë edhe dëshirë për sqarime.
Akrepi
Duhet të keni kujdes në dashuri. Kur një akrep është i dashuruar nxjerr në pah më të mirën e vetes, por ndonjëherë keni një mënyrë të çuditshme për t’iu qasur fushës sentimentale. Kujdes mos e teproni me ironinë sepse me shenjën e Gaforres apo Peshores këto ditë mund të krijoni keqkuptime.
Shigjetari
Do të ndieni një dëshirë për t’u rikuperuar emocionalisht dhe për t’u përfshirë në aventura të reja, horoskop i shkëlqyer në nivelin e pasionit sepse ky është një qiell aventurier. Ata që dëshirojnë të martohen ose të jetojnë së bashku tani është një kohë e mirë për të vendosur.
Bricjapi
Përgjegjësitë janë të shumta dhe sigurisht, kjo mund të shkaktoj tension. Kur bëni kaq shumë gjëra së bashku, përfundoni duke u ndier konfuz. Do të ndiheni disi të lodhur, ata që janë shumë të zënë ose kanë përgjegjësi nga e sotmja në të nesërmen do të ndiejnë vërtet se nuk ia dalin dot. Këto 48 orë edhe në dashuri kërkojnë durim.
Ujori
Mërkuri gjendet në kundërshti me shenjën tuaj dhe kjo kërkon pak racionalitet në menaxhimin e financave dhe gjithashtu nevojën për t’u sqaruar në punë. Është e kotë të humbësh kohë me njerëz që nuk meritojnë vëmendje, dashuria mund t’iu befasoj këto ditë, ju keni aftësinë për t’u përfshirë.
Peshqit
Duhet të keni kujdes nga tensionet e vogla, ky qiell sjell pak mbrojtje por nuk do të thotë se mund ta teproni. Pas një faze të rëndë nga fundi i qershorit deri në fillim të korrikut, më në fund do të rifilloni me objektiva dhe perspektiva të reja në punë dhe dashuri.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-di-oggi-le-previsioni-di-martedi-19-luglio-2022/
Burimi i fotos: pexels.com