
Armina Mevlani me pjesëmarrjen e saj si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra” është rikthyer më tepër në vëmendjen e publikut shqiptar.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku herë pas here realizon disa biseda virtuale me ndjekësit.
Ndjekësit e saj kanë konstatiar se ajo ka një ngjashmëri të madhe me partneren e futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.
Armina i përgjigjet se shumë njerëz e krahasojnë shpesh me të dhe kjo gjë asaj i jep tepër kënaqësi.
“Ke një ngjashmëri të frikshme me Georgina Rodriguez,” -i shkruan dikush.
“Hahaha faleminderit. Shumë njerëz thonë që ne ngjajmë. Ajo është shumë tërheqëse, kështu që faleminderit,” përgjigjet e Armina.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CY6zBdQNVty/?utm_source=ig_web_copy_link