Këngëtarja e njohur Demi Lovato u shpreh se ka filluar të përdorë sërish përemrat “ajo; i/e saj”.
Kjo ngjarje vjen pak pasi artistja deklaroi se ajo ndihej jo-binare (nuk identifikohej me një gjini të caktuar) në vitin 2021 dhe e ndryshoi përemrin e saj në “ata/ato”.
Demi tha për podcast-in “Spout” se është ndjerë më femërore kohët e fundit dhe ka adoptuar përemrin e saj të mëparshëm “ajo”.
“Unë jam një person i rrjedhshëm kur bëhet fjalë për gjininë, seksualitetin, muzikën dhe krijimtarinë time,” tha Lovato.
Kjo deklaratë ka irrituar fansat, të cilët ndihet konfuz nga këto ndryshime të papritura nga këngëtarja.
Vitet e fundit artistja është spikatur për deklaratat e bujshme rreth seksualitetit dhe pamjes fizike, ku ndër të tjerash ndryshoi look-un, duke prerë flokët dhe duke veshur një stil më mashkullor.
Linku: https://www.buzzfeed.com/larryfitzmaurice/demi-lovato-she-her-pronouns-explained
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CewpF0lPI2s/