
Vajza e reperit pjesë e ‘Alpha Show’, ja çfarë do të bëjë Noizy para se të mbyllë karrierën
Noizy së fundmi ka qenë i ftuar në ‘Pushime On Top’.
Ai ka zbuluar detaje nga koncerti i ‘Alpha Show’.
Në një moment kaq kulmor në karrierën e tij a ka për të qenë e pranishme vajza e Noizyt.
‘Nuk jam i sigurt. Me qejf e kam të vijë ta shohë. Mund të jetë me familjen time’, ka thënë reperi.
I pyetur pse nuk ka një bashkëpunim me Elvanën, reperi shprehet:
‘Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë.
Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike. Nuk e mbyll karrierën pa bërë një bashkëpunim me Elvanën.’
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=w2nMgsohC4M
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=w2nMgsohC4M