E bija e Will Smith reagon për herë të parë për incidentin e shkaktuar nga i ati në “Oscar”
Willow, vajza e Jada Pinkett Smith dhe Will Smith, ka komentuar për herë të pare lidhur me incidentin që i ati shkaktoi në Oscars kur goditi komedianin Chris Rock, për një shaka të tij ndaj me Jada-n. Në një intervistë të bërë së fundmi ajo u shpreh se:
Unë e shoh gjithë familjen time si njerëz. Unë i dua dhe i pranoj në njerëzimin e tyre. Për shkak të pozitës në të cilën ndodhemi, njerëzimi ynë ndonjëherë nuk pranohet dhe ne detyrohemi të veprojmë në një mënyrë jo të shëndetshme dhe të ndershme.
21-vjeçarja shtoi se incidenti nuk ndikoi në krijimtarinë e saj dhe se nuk e tronditi atë “sikurse demonët e saj të brendshëm”. Ndërkohë, përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ishin saktësisht të emocionuar me shpjegimin e Willow duke komentuar në forma të ndryshme fjalët e saj, sipas disa komentuesve që thonin:
“Edhe ne jemi njerëz, por nuk i godasim me shuplaka të tjerët në TV.
Kemi disa rregulla dhe respect”.
Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte pothuajse e harruar derisa Will Smith publikoi një video në kanalin e tij në YouTube kur i kërkonte falje komedianit. Që prej publikimit të saj, US Weekly ka raportuar se video nuk ishte në të vërtetë ideja e vetë Smith dhe plani ishte menduar nga gruaja e tij Jada Pinkett Smith.
Linku: https://www.hollywoodreporter.com/news/general-news/willow-smith-will-smith-oscars-1235194236/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cbon4leOBum/?utm_source=ig_web_copy_link