
Ëndrra për krijimin e një brand-i të supermodeles Gigi Hadid më në fund po vjen në jetë.
Së fundmi Gigi ka zbuluar përmes një postimi në Instagram prapaskenat e sipërmarrjes së saj më të re. Ajo postoi një galeri me imazhe që zbulonin logon e markës, etiketat e veshjeve, mostrat me ngjyra dhe grumbujt e trikove.
Në foto shfaqej vetë modelja teksa provonte veshje që dukeshin shumë të buta.
Njëra nga fotot e postuara zbuloi se disa pëlhura ishin 100 për qind lesh kashmiri.
Hadid shihej teksa punonte së bashku me stilisten dhe redaktoren e modës Gabrielle Karefa-Johnson.
“duke punuar diçka … me dashuri”, shkruan modelja krahas postimit.
Data e nisjes dhe informacione të mëtejshme ende nuk janë zbuluar, por llogaria dhe faqja e internetit e Guest in Residence në Instagram janë vënë në funksion.
Linku: https://www.popsugar.com/fashion/gigi-hadid-guest-in-residence-48909719
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cc5WQBqOQJi/?utm_source=ig_web_copy_link