
Olta Gixhari është një prej artisteve më të dashura.
Aktorja prej vitesh jeton në Spanjë me partnerin e saj.
Edhe pse larg Shqipërisë, Olta e gjen gjithmonë një mënyrë për të qenë afër zemrave të publikut.
Gixhari ishte e ftuar në “Pushime on Top”, ku foli për vendet e shumta që ka vizituar dhe duke e veçuar Spanjën si destinacionin e saj të preferuar.
”Unë dhe partneri im nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo.
Pasioni jonë janë udhëtimet dhe restorantet. Dhe dhuratat më të mira të njëri-tjetrit janë restorantet.
Kam zbuluar restorantin më të mirë të mishit hajde shkojmë ta vizitojmë”- u shpreh Gixhari.
Madje ditëlindjen e saj të fundit ajo e festoi në një nga restorantet më të famshëm dhe më të shtrenjtë të Puglias krah partnerit.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=J-d5KHjP1WQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ccic5FEN5Ew/