Fifi është përballur me një situatë aspak të këndshme për të në një nga koncertet e saj të fundit.
Njëri prej të pranishmëve i ka kujtuar asaj përsëri skenën e trishtë gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother, teksa këngëtares i bie papritur të fikët.
Kjo skenë shumë e komentuar në atë kohë i ka ngjallur bezdi dhe mërzi Fifit, e cila ka menduar ‘t’i jap një mësim të mirë’ djalit që e imitoi.
“Nuk jam rrëzuar sepse kam dashur. Po të kisha dashur të rrëzohesha për show kisha bërë tjetër gjë.
Nuk jam rrëzuar për show dhe unë po e këndoj këtë këngë për ty”, është shprehur këngëtarja, teksa e ka përshëndetur
fansin me këngën “O lulija jonë me limona, kush na ka inatin…”.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ChFa2M5NNvs/?utm_source=ig_web_copy_link