Home ShowBiz Artistët e ‘dogjën’, Noizy vendosi një standard të ri për rap-in në vendin tonë
Artistët e ‘dogjën’, Noizy vendosi një standard të ri për rap-in në vendin tonë
0

Artistët e ‘dogjën’, Noizy vendosi një standard të ri për rap-in në vendin tonë

0
0

Mbrëmjen e kësaj të diele është mbajtur koncerti i shumëpritur dhe më i madh i organizuar ndonjëherë në Shqipëri për muzikën HIP – HOP dhe RAP nga reperi ikon i këtij zhaneri, Noizy.

Në skenën madhështore të “Alpha Show”u ngjitën artistët më të mirë të trojeve shqiptare dhe të Europës, të cilët kanë dhuruar një atmosferë magjike në tingujt e muzikës.

Në koncert kanë performuar artistët më në zë dhe më të pëlqyer nga publiku shqiptar si: Mc Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Dhurata Dora, Stresi, Xhensila Myrtezai, Ylli Limani, Kida, Varrosi etj.

Koncerti ka mbledhur më shumë se 18 mijë rinj nga e gjithë Shqipëria, të cilët kanë brohoritur plot emocione hitet e njohura.

Linku: https://www.instagram.com/noizy_alphashow/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfrtZHxrdIS/?utm_source=ig_web_copy_link