
Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit.
Dyshja nuk ngurrojnë të ndajnë momente romantike dhe gazmore krah njeri-tjetrit në rrjet.
Së fundmi, Argjira ka realizuar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit ku ka zbuluar detaje të reja nga lidhja dhe jo vetëm.
Ajo që ka rrëmbyer vëmendjen e moderatores ka qenë komenti i një ndjekësi i cili u shpreh se:
“Të kisha unë një nuse si ty”.
Argjira e ka ndarë këtë koment me Gracianon, ku u shpreh se ia dinë vlerën më shumë të tjerët sesa ai
Nuk ka munguar edhe përgjigja e tij, i cili dëgjohet në video teksa shprehej gjithë humor: “ S’të njofin të tjerët si je live prandaj. Live je si dreq, ta nxin shpirtin.”
Linku: https://www.instagram.com/stories/argjiraspanca/2906911193122271116/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZo-px_q8SG/