
Po përflitet se do të jetë anëtarja e tretë e jurisë së “Dancing with the stars”, ja kush është ajo
0
0
Emisioni i kërcimit, “Dancing with the stars” pritet të nisë në shtator në Top Channel.
Nga ky format është bërë e ditur zyrtarisht se do të jetë në moderimin e Bora Zemanit.
Ndërkohë në mediat rozë po përfliten edhe disa emra që do të jenë pjesë e jurisë.
Pas Valbona Selimllarit dhe Kledi Kadiu, Kryefjala ka zbuluar edhe emrin e tretë të jurisë.
Sipas tyre ajo do të jetë pronarja e Vizion Plus, Holta Dulaku.
Lajmi nuk është konfirmuar ende.
Holtën e kemi parë edhe më parë në rolin e jurisë në emisionin e talenteve “Tu si que vales”.
Linku: Kryefjala
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/topchannelalbania/