
Shpat Kasapi dhe Selvije Jaho janë ndër çiftet më të dashura të showbizit.
Sot ka festë në familjen e tyre, Selvija feston ditëlindjen.
Në një postim në Instagram ajo ndau një foto të ëmbël familjare, me duartë e bashkuara të saj, Shpatit dhe Roelit.
“Ditëlindja ime e 28-të më gjeti më të lumtur dhe të përmbushur se kurrë.
Faleminderit Allah i madhëruar e të lutem më lër kështu siç jam, e lumtur.”- u shpreh ajo bashkangjitur fotos.
Nuk ka munguar as edhe urimi sepcial i Shpatit i cili ndau një foto të tyre ku shkroi:
“Urime ditëlindjen njeriu më i mirë i kësaj bote, gruaja që i dha kuptim jetës sime. Unë dhe Roeli të duam shumë dhe jemi me fat që të kemi.”
Linku: https://www.instagram.com/stories/selvije.jao/2910771596506251385/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CfT_YvcOxiK/