
Shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptar janë shumë të lidhur me të vegjlit e tyre katërputroshë.
Mirëpo së fundmi këngëtares së njohur Teuta Selimi i ka ndodhur një e papritur pikërisht me qenin e saj.
Artistes i kanë vjedhur qenushin.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një Instastory.
Teuta Selimi e ka shoqëruar foton e qenushit të saj me një shkrim ku i kërcënon hapur hajdutët se nëse nuk ia kthejnë do të shpërndajë videot e kapura gjatë marrjes.
“E lus personin që e ka marr qenin tim të ma kthejë sa më shpejt. Nëse nuk e kthen, më detyron t’i nxjerrë videot që i kam incizuar gjatë marrjes”,-shkroi Teuta.
Linku: https://www.instagram.com/stories/teutaselimi__
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CU0AMB3jpnP/?utm_source=ig_web_copy_link