
0
0
Arinda Gjoni është një nga këngëtaret më në zë të momentit.
Artistja gjithmonë surprizon me projektet e saj muzikore të cilat menjëherë rrëmbejnë vëmendjen e fansave dhe bëhen pjesë e top listave muzikore.
Sot ajo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor quajtur “Dashnia”.
Mes tingujve plot ritëm dhe sensualitetit të saj, Arinda i këndon dashurisë me plot shpirt.
Videklipi i realizuar në shkretëtirë e ka bërë edhe më të zjarrtë dhe ritmike këngën.
Artistja nuk ka frikë të guxojë dhe eksplorojë me muzikën e saj, dhe ky projekt padyshim reflekton pasionin që ka për të.
Linku i këngës: https://www.youtube.com/watch?v=bDeddf-adQo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arindagjoniofficial_/