
Ilir Dushkaj njihet si mjeshtri më ekstravagant i koktejleve që mban zgjuar kryeqytetin.
Përveç kësaj ai është një figure e njohur për publikun, pasi ka qënë shumë herë pjesë e ekranit si i ftuar në programe të shumta televizive.
Mbrëmjen e djeshme, Iliri nis rrugëtimin e tij në emisionin e kërcimit më të komentuar të momentit “Dancing With The Stars”.
Si një bartender, ai e nisi performancën nga banaku së bashku me partneren e tij, balerinën, Frenki Ziaj duke vazhduar plot energji në skenën e kërcimit.
Nën tingujt e muzikës Rock & Roll, Iliri dhe Frenki rrëmbyen menjëherë zemrat e publikut dhe të jurisë.
Karakteri i tij ekstravagant dhe tepër energjik premton tepër për netët në vazhdim të spektaklit.
#votovip7
Linku: https://youtu.be/agRlWCsbxgg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CjalhZuOXwS/?utm_source=ig_web_copy_link