Cilat janë përfitimet kryesore shëndetësore të pirjes së kafesë?
Pirja e kafes ju jep përfitime përtej rritjes së energjisë. Këtu janë mënyrat kryesore se si kafeja mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj:
Mund të jetoni më gjatë.
Studimet e fundit zbuluan se ata që pinë kafe kanë më pak gjasa të vdesin nga disa nga shkaqet kryesore të vdekjes tek gratë: sëmundjet koronare të zemrës, goditjet në tru, diabeti dhe sëmundjet e veshkave.
Trupi juaj mund të përpunojë më mirë glukozën (ose sheqerin).
Kjo është teoria pas studimeve që zbuluan se njerëzit që pinë më shumë kafe kanë më pak gjasa të preken nga diabeti i tipit 2.
Ju keni më pak gjasa të zhvilloni problemet e zemrës.
Pirja e një deri në dy filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
Kur një zemër e dobësuar ka vështirësi të pompojë mjaftueshëm gjak në trup.
Ju keni më pak gjasa të zhvilloni sëmundjen e Parkinsonit.
Kafeina jo vetëm që lidhet me një shans më të ulët të zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit, por gjithashtu mund të ndihmojë ata me këtë gjendje të kontrollojnë më mirë lëvizjet e tyre.
Mëlçia juaj do t’ju falënderojë.
Si kafeja e rregullt ashtu edhe kafeja pa kafeinë, duket se kanë një efekt mbrojtës në mëlçinë tuaj. Hulumtimet tregojnë se ata që pinë kafe kanë më shumë gjasa të kenë nivele të enzimave të mëlçisë brenda një diapazoni të shëndetshëm sesa njerëzit që nuk pinë kafe.
ADN-ja juaj do të jetë më e fortë.
Kafeja e pjekur e errët zvogëlon thyerjen në fijet e ADN-së, të cilat ndodhin natyrshëm, por mund të çojnë në kancer ose tumore nëse nuk riparohen nga qelizat tuaja.
Shanset tuaja për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë do të ulen shumë.
Në një studim ku u morën analizat e 23 grave studiuesit zbuluan se konsumuesit e kafesë pa kafeinë ose të rregullt kishin 26 për qind më pak gjasa të zhvillonin kancer kolorektal.
Ju mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.
Pothuajse dy të tretat e amerikanëve që jetojnë me sëmundjen e Alzheimerit janë gra. Por kafeina mund të sigurojë mbrojtje të konsiderueshme kundër zhvillimit të gjendjes. Në fakt, studiuesit zbuluan se gratë e moshës 65 vjeç e lart që pinin dy deri në tre filxhanë kafe në ditë kishin më pak gjasa të zhvillonin demencë në përgjithësi.
Ju nuk keni aq gjasa të pësoni një goditje në tru.
Për gratë, pirja e të paktën një filxhan kafe në ditë shoqërohet me ulje të rrezikut të goditjes në tru, që është shkaku i katërt kryesor i vdekjes tek gratë.
Burimi i fotos: freepik.com