
0
0
Vendi ynë parashikohet të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën e parë të ditës në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave.
Në pjesën e dytë e ditës pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: freepik.com