
Një baladë dashurie që do t’ju ‘rrëmbej’ zemrat, surprizojnë me projektin e ri Ingrit Gjoni dhe Sabiani
0
0
Ingrit Gjoni dhe Sabiani janë dy nga zërat më të dashur të estradës sonë.
Përmes postimeve në Instagram, dyshja e njohur ka surprizuar ndjekësit duke u bërë bashkë për të na dhuruar një super baladë.
Projekti mban titullin “Parajsa” dhe pritet të publikohet ditën e sotme në orën 18:00.
“Parajsa” pritet të jetë një baladë dashurie, me një tekst të ndjerë dhe tepër emocional, e cila do të prek zemrat e të gjithëve.
Padyshim ky projekt surprizë do të shndërrohet shumë shpejt në një prej hiteve më të preferuara.
Linku: https://www.instagram.com/p/CjqLdtOoBmd/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sabiani_original/