Anita Harajdinaj lë përgjysmë garën e kërcimit, zbulon shkakun e këtij vendimi të papritur
Në puntatën e kaluar të “Dance Albania” Anita Harajdinaj ka njoftuar se do të lërë përgjysmë garën e kërcimit.
Ajo zbuloi se ky vendim vjen pas një dëmtimi në gju, për të cilin ishte detyruar që të bënte gjilpëra.
Anita shpjegoi se mjeku e kishte këshilluar që të bënte pushim ndaj ajo po largohej nga spektakli.
“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura.
Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj. Ju falenderoj të gjithëve. Falenderoj Verën, të falenderoj ty, falenderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe.
Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e saj. Doja t’u thoja të gjithëve njerëzve, kur ju jepet mundësia që të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë të mos kenë frikë dhe ta sfidojnë veten sepse nuk i dihet, nuk do të thotë që të dalësh gjithmonë i pari, sa do të thotë që në jetë të përmbushesh me sfidat dhe eksperiencën e bukur”, ka shpjeguar ndër të tjera Anita.
Linku: https://youtu.be/c-syjK8jxbI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7_q5XFBNP7/?utm_source=ig_web_copy_link