
Moderatoret e Fjoralba Ponari dhe Einxhel Shkira prej kohësh gëzojnë një shoqëri tepër të ngushtë me njëra-tjetrën.
Së fundmi Fjoralba ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku ka zbuluar shumë detaje për jetën e saj private dhe profesionale.
Ishte e pashmangshme të mos kishte pyetje që lidheshin me mikeshën e saj, duke qënë se kjo e fundit është në pritje të ëmbël.
Njëri prej ndjekësve e ka pyetur moderatoren se çfarë dhurate ka menduar për bebushin që po pret Einxhel.
Fjoralba është shprehur se është shumë e pavendosur dhe se asnjë dhuratë i duket sikur nuk i mjafton.
“E mendoj çdo ditë dhe më duket sikur asgjë që më vjen në mendje nuk mjafton”, është shprehur ajo.
Linku: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CikUAdDjTSS/?utm_source=ig_web_copy_link