
Aktori i njohur Visjan Ukcenaj ka qenë i ftuar së fundmi në ‘Shije Shtëpie’.
Si rrallë herë Visjani ka folur mbi historinë e dashurisë me Jonën.
Çifti kanë 12 vite bashkë dhe aktori ka rrëfyer për herë të parë çfarë e bëri të dashurohej me regjisoren.
Kam dëgjuar nga njerëz që e njohin që është një vajzë fantastike,shumë e thjeshtë mbi të gjitha. Se natyrisht ajo është regjisore, kështu që ka edhe karrierën e saj e nga ana tjetër ka një bashkëshort të njohur dhe mund të ishte më pak e thjeshtë, por më kanë thënë njerëz që e kanë takuar dhe punojnë me të se është e shkëlqyer. Visjan Ukcenaj thotë Faleminderit shumë! Është e vërtetë, një nga arsyet që unë jam dashuruar me të është edhe kjo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=K9MaJjhDr1o
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=K9MaJjhDr1o