
0
0
Këngëtarja e dashur Poni, ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Zemër Luana”.
Në lojën e fundit të formatit argëtues dhe jo vetëm, këngëtarja është pyetur për raportin e saj me Aurela Gaçen.
Kjo pyetje ka ardhur pasi në rrjet para disa kohëve është përfolur se marrëdhënia mes dy këngëtareve të njohura është krisur.
Poni jo vetëm që i ka hedhur poshtë këto zëra, por dha dhe një vlerësim për Aurelën.
“S’kemi pasur ndonjëherë krisje. Për më tepër nga këngëtarët vlonjatë Aurelën e dua më shumë”, është shprehur Poni.
Linku: https://youtu.be/PM07sxfoN90
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CZuzjzyNft2/