
Klaudia Pepa është një nga personazhet më të komentuar së fundmi në mediat rozë, për shkak të rikthimit të saj në Shqipëri dhe pjesëmarrjes si pjesë e jurisë në emisionin e kërcimit “Dance Albania”.
Së fundmi balerina e njohur ka bërë me dije ndjekësit e saj në Instagram se ka fituar një çmimi në “Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar” në Rumani.
Ajo është nderuar me çmimin “Best Actress Honorable Mention”.
“Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe.
Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë”, ka shkruar Pepa.
Linku: https://www.instagram.com/p/CloomHPod5z/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ce8zd-WIUw1/?utm_source=ig_web_copy_link