
Bënë lëmsh rrjetin me romancën e tyre, Olta Beqiri zbulon të vërtetën e saj me Butrint Imerin
0
0
Përpara disa kohëve në rrjet nisi të përflitej për një romancë të mundshme mes këngëtarit Butrint Imeri dhe aktores Olta Beqiri.
Shkak u bënë disa foto që qarkulluan teksa dyshja shihej në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Mirëpo ende pa e konfirmuar lidhjen e tyre të dashurisë çifti mesa duket u nda.
Së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ishte e pamundur që për aktoren të mos përmendej raporti i saj me Butrintin.
Aktorja është shprehur se mes tyre nuk ka pasur asgjë dhe se gjithçka që është komentuar në rrjet nuk është e vërtetë.
Linku: https://youtu.be/wfGfDt8s-MU
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CljtyMbraA7/?utm_source=ig_web_copy_link