Home Lifestyle Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2022
Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2022
0

Parashikimi i motit, 10 dhjetor 2022

0
0

Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit përgjatë gjithë ditës në të gjithë territorin e vendit tonë, duke sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në orët e para të ditës.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të zhvillohen, duke bërë që reshjet të bëhen më të dukshme në të gjithë vendin tonë. Por më të shumta shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com