Home ShowBiz Teze Lori i bën dedikimin emocionues nipit të saj
Teze Lori i bën dedikimin emocionues nipit të saj
0

Teze Lori i bën dedikimin emocionues nipit të saj

0
0

Teze Lori sot ka një arsye më shumë për të festuar. Nipi i saj ka ditëlindjen. Si rrallë herë Lori ka ardhur me një dedikim special.

Londonusho, ti erdhe në jetë kur gjërat ishin shumë të zymta për ne por me sytë e ty si deti e flokët si perendimi na ndriçove komplet horizontin. Me bëre të dua një qënie 2.2 kg me shumë se çdo gjë tjetër dhe i tregove zemrës time që ka vend akoma për të dashur duke zvogëluar boshllëqet që më vite i kisha lenë të zinin vend.
Ti je femija më i veçantë që njoh; ke flokët më portokalli në çdo vend qe jemi, ke artikulim me perfekt se yt atë, dëgjon muzikë më të mirë se 90% të adultëve, kujdesesh për ne më shumë se Sara, ke humor me therës se gjyshi yt dhe ke zemër më të ndjeshme se nëna. Dhe meqe jemi te kjo e fundit, dua të dish që do jem përgjithmonë mirënjohëse për dashurinë që ti i fal asaj. Pas shumë vitesh, ti i dhe qëllim jetës se saj dhe e bëre të vrapoj për të ardhmen përsëri.

Unë të dua në mënyrën time që në një formë ose në një tjetër uroj të jetë mjaftushëm. Lutem që të jem një krah i fortë për ty dhe të kem mundësi të të mesoj përmes shembullit që ndjek i cili lidhet fort dhe me gjakun tënd. Unë gjithmonë do shoh në sytë e ty dashurinë që kam për mamin tënd dhe mallin që kam për tim atë e kjo më jep motivimin që me duhet. Uroj vetem që ti të rritesh i shëndetshëm, i mençur dhe i lumtur sepse qenka shumë e rëndësishme çfarë i lë pas këtij vendi e unë besoj qe kjo nis nga rritja e fëmijëve të mirë e me pas nga puna që bëjme për t’ja përmirësuar të ardhmen.
Edhe 100 vite London, tezja të do më gjithë forcën që mundet të doje dikush.

Linku: https://www.instagram.com/lorihoxha/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6399a025-8a4e-4c42-b304-7cc665518453

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/lorihoxha/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6399a025-8a4e-4c42-b304-7cc665518453

tags: