
Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvija kanë festuar dy vjetorin e tyre të fejesës.
Çifti këtë vit janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur, Roel.
Në këtë ditë të shënuar për dyshen e njohur, këngëtari Shpat Kasapi ka bërë një dedikim të ndjerë për partneren e tij.
“Dashuria ime, si sot 2 vite më parë i the PO propozimit tim, që bashkë të kalojmë një jetë. Sot janë bërë 2 vite nga fejesa jonë.
E unë edhe 100 jetë të kisha përsëri do të të kërkoja ty, do ti kërkoja ato sytë më të bukur në botë që çdo ditë më shohin me dashuri.
Ti e di se sa të dua dhe sa vlere ke për mua e kjo dashuri është bërë më e madhe tani që e kemi Roelin tonë. Lus Zotin të të kem çdo herë kështu si në foto, krahë meje e buzëqeshur pasi me ty në krahë unë kam gjithë të mirat e botës
Të dua përjetësisht dashuri”, ka shkruar ai krahas fotos me të.
Linku: https://www.instagram.com/p/CmjgLo6jblv/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJdcu4ejbXh/?utm_source=ig_web_copy_link