Home ShowBiz Del në shitje zyrtarisht libri i ‘trazirave’ i Prince Harry-it
Del në shitje zyrtarisht libri i ‘trazirave’ i Prince Harry-it
0

Del në shitje zyrtarisht libri i ‘trazirave’ i Prince Harry-it

0
0

Libraritë në të gjithë Londrën u hapën në mesnatë për të përmbushur kërkesat e shumta për librin e kujtimeve të Princ Harry, i cili sot ka dalë zyrtarisht në shitje.

Shumë nga fansat e tij po qëndrojnë në radhë për të blerë një kopje të librit, i cili ka trazuar shumë ‘ujëra’ në familjen mbretërore.

Librashitësit hapën degën e tyre kryesore Piccadilly herët në mëngjesin e sotme në pritje të kërkesës së lartë të klientëve, pasi libri u botua në mbarë botën në 16 gjuhë.

Kujtimet tashmë janë në krye të librave më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar, pas ditësh zbulimesh mbresëlënëse nga rrjedhjet duke filluar nga mënyra se si Princi Harry humbi virgjërinë e tij deri tek pretendimet se Princi Harry u sulmua nga vëllai i tij, Princi William.

Kujtimet prej 410 faqesh, që zbulojnë konfliktin dhe tensionet personale brenda pallateve mbretërore.

Linku: https://www.bbc.com/news/uk-64213852

Buirmi i fotos: https://www.instagram.com/p/CnOuafFMfHA/?utm_source=ig_web_copy_link