Home ShowBiz Neda Balluku zbulon si u prit shtatzënia e saj e papritur nga partneri
Neda Balluku zbulon si u prit shtatzënia e saj e papritur nga partneri
0

Neda Balluku zbulon si u prit shtatzënia e saj e papritur nga partneri

0
0

Opinionistja e formatit të njohur, Përputhen, Neda Balluku ka qënë e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”.

Gjatë bisedës ishte e pamundur të mos prekej shtatzënia e saj.

Pak ditë më parë në “Përputhen Prime”, Neda konfirmoi se ishte në pritje të ëmbël për herë të tretë, kësaj here me një vajzë.

Në intervistën me Bieta Sulon, Neda u shpreh se kjo ishte një surprizë për familjen e saj, por po e përjeton më së mirë këtë periudhë të bukur.

Jo vetëm kaq, ajo zbuloi gjithashtu reagimin e partnerit të saj, Ogrenit.

“Më kujtohet kur e mora në telefon dhe i thashë ‘të lutem duhet të vish në shtëpi’ dhe është një gjë që unë nuk e bëj kurrë. Pra unë s’jam nga ato partnere që jam gjithë kohës në telefon, ndaj ishte një telefonatë e çuditshme për Ogrenin.

Erdhi menjëherë dhe pastaj ia thashë. Ai është ndryshe nga unë, është optimist i pashërueshëm, e sheh gotën plot fare.

Ai thotë gjithë kohës që jemi shumë mirë dhe kjo më ka ndihmuar shumë në shtatzëninë e tretë. Se ka një ndryshim shumë të madh të bëhesh nënë për herë të parë dhe pastaj për herë të tretë”, është shprehur Neda.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CnPmhjtLyVP/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ck8EQdyNZ9iIhsBZFb1Uz8doY4L1F7DFAh3dz00/